Sunday, November 24, 2024

Futboll Moshat-Kategoria e Parë. Tjetër fitore e FC Djelmnia Shkodrane, mund AK Shqiponja 0 – 6. Spikat Ermal Doçaj, autor i 3 golave

Lexo

AK Shqiponjat-FC Djelmia Shkodrane  0-6

(Shënues: Golat: Çezma 8’, Doçaj 55’, 57’, 60’, Dibra 67’, Velaj 81’)

Akademia Shqiponja U17: Kruci, Metellari, Kashiku, Karaj, Brahaj, Kasa, Rika, Gaci, Baca, Bajramaj, Shahinaj.

Djelmnia Shkodrane U17: Tahiri, Kakini, Lesha, Delaj, Plangaj, Zhuri, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj, Bregu.(U aktivizuan: Kercaj, Velaj, Hotaj, Dibra, Zymeri).Trajner: Arber Shytani.

Gjyqtarë: K. Shahini, K. Prenga, A. Demraku, A. Kalemi

Futboll Klub Djelmnia Shkodrane, konkuruese në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së parë, vijon rrugëtimin e fitoreve. 17 vjeçarët shkodranë të drejtuar nga trajneri Arbër Shytani ishin mysafir në qytetin e Durrësit duke u ndeshur me ekipin e AK Shqiponja.

Një ndeshje kjo  për llogari të javës së 20-të e dominuar tërësisht nga ana e skuadrës shkodrane, për të cilën flet vetë edhe rezultati i thellë 0 me 6 në favor të Djelmnisë Shkodrane.

Spikatjen më të madhe në këtë ndeshje e ka pasur Ermal Doçaj, i cili tundi plot tre herë rrjetën e portjerit vendas, Kruci. Gola këto që kanë ardhur përkatësiht në minutat 55’, 57’, 60’.

Tre golat e tjerë kuqeblu mbajnë autorësinë e Çezmes 8’, Dibres dhe Velajt, përkatësisht në minutat, 8’, 67’ dhe Velaj 81’. Përfundimisht, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e thellë të Djelmnisë Shkodrane me rezultatin 6 me 0.

Me këtë fitore në transfertë, Djelmnia Shkodrane shkon në kuotën e 38 pikëve  duke mbajtur vendin e dytë në rivalitet të plotë me ekipin tjetër shkodran, KF Shkodra që një pikë më pak, por me një ndeshje më pak, që nëse arrin ta fitojnë parakalojnë homologët e Djelmnisë Shkodrane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img