E startuar ditën e shtunë me dy duelet, Vllaznia-Partizani 0-0 dhe Teuta-Laçi 1-0, java e 26-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore është mbyllur të dielën me tre çiftet e tjera, Bylis-Kastrioti 1-1, Kukësi-Skenderbeu 0-1 dhe Tirana-Apolonia 5-2.
Ndër to, rezultati që tërheq më shumë vemendjen është ai mes Tiranës dhe Apolonisë ku bardheblutë shpërthyen në një fitore të thellë 5 me 2 ndaj një Apolonie, e cila për hirë të së vertetes më herët i ka marrë pikë skuadrave të kreut të tabelës së klasifikimit. Batha 19′ , Torasa 51′, Batha 65′ (p), Ismailgeci 77′, Kale 90+1′ janë autorët e golave për tiranasit, ndërkohë që për fierakët dy golat e vetëm u shënuan nga i njëjti futbollist, Levendi 26′, 45+1′. Një fitore kjo tejet e rëndësishme për skuadrën kryeqytetase që së bashku me ato të javëve të fundit ia përforcon pozitat në renditje. Edhe pse më herët nuk llogaritej fare si pretendente, tashmë është aty e pesta në renditje me 38 pikë. Që do të thotë se aktualisht është vetem 2 pikë larg vendit të katërt të zonës europiane dhe 8 pikë nga kreu.
Një rezultat befasues mund të themi se ka arritur Skenderbeu, i cili ka mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 0-1. Mensah 78′ është autori i golit tre pikësh për korçarët, të cilët teksa zhysin në krizë Kukësin ndërkohë Skenderbeu ngjitet në vendin e parafundit me 19 pikë duke lënë Apoloninë në fund të tabelës me 19 pikë.
Bylis dhe Kastrioti që janë pranë zonës së “ftohtë” të rënies nga kategoria kanë barazuar 1 me 1 në stadiumin “Adush Muça” me golat e Ntephe 20’/ Prodani 2′. Nga një pikë për secilin skuadër që për momentin i japin qetësinë e duhur në tabelën e klasifikimit duke qënë 6 dhe 11 pikë larg vendit të parafundit.
FT: TIRANA-APOLONIA 5-2
Batha 19′ , Torasa 51′, Batha 65′ (p), Ismailgeci 77′, Kale 90+1′ / Levendi 26′, 45+1′
FT| Kukësi-Skënderbeu 0-1
Mensah 78′
FT| BYLIS-KASTRIOTI 1-1
Ntephe 20’/ Prodani 2′