Vllaznia – Shënkolli është çifti finalist i këtij edicioni në Kategorinë Superiore U-17, prej nga ku do të përcaktohet edhe kampioni kombëtar i sezonit 2021-2022 për këtë grupmoshë. Të dyja këto ekipe erdhën në finale pas një kampionati të gjatë të zhvilluar në grupet A dhe B dhe pas kampionatit u luajtën edhe ndeshjet e fazës play-off, duke kulmuar me këtë finale.
Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Edmond Doçi dhe Denis Zmijani, siguroi biletën për në finale pasi mundi Internacionalin, në një sfidë jo shumë të lehtë për shkodranët, që nisi me avantazhin e kryeqytetasve në minutën e 44-t. Pas përfundimit të fraksionit të parë të lojës, Vllaznia barazon rezultatin në minutën e 58-të, ndërsa pas këtij momenti, të dyja skuadrat kërkojnë golin e epërsisë.
3 kartona të kuq të prodhuar në harkun kohor të 12 minutave, ndërsa pavarësisht se Vllaznia kishte dy lojtarë më pak, arrin të kalojë në avantazh me Zaganjorin në minutën e 84-t. shkodranët realizojnë edhe golin e tretë të sfidës në minutat shtesë, duke kaluar kështu në finalen e madhe të këtij sezoni.
Kundërshtari i Vllaznisë në finale, ekipi i Shënkollit e siguroi kualifikimin duke eleminuar në gjysmëfinale, SHF Pepa – Shënkolli. Në goditjen e penalltive, lezhjanët u treguan më të saktë, duke i buzëqeshur kështu biletës së finales, ku do të përballen me Vllazninë.
Nga sa bëhet e ditur, finalja Kampionatit Kombëtar të futbollit të moshave, kategoria Superiore do të luhet ditën e shtunë në Kamëz duke filluar nga ora 17:30.