Sunday, November 24, 2024

Futbolli i Moshave në Lezhë-Federata Shqiptare e Futbollit, seleksionon futbollistët e vitlindjes 2010

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ishte e pranishme këtë fillimjavë në qytetin e Lezhës ne një grup specialistësh të futbollit, të cilët morën pjesë në seleksionimet e futbollistëve të vegjël, të cilët janë evidentuar nga Zyra Rajonale e FSHF-së në Lezhë.

Të pranishëm në këtë seleksionim ishin eksperti i futbollit në Departamentin e Ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema, trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo dhe trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari.

Përfaqësuesit e FSHF-së vëzhguan në aksion 55 futbollistë të vitlindjes 2011 dhe diskutuan me to dhe me trajnerët e tyre për mënyrën se si duhet të punohet sa më mirë për të pasur sa më shumë elementë të vlefshëm për ekipe kombëtare dhe për futbollin shqiptar në të ardhmen.

Sipas Memës, ka shumë fëmijë të talentuar, por është shumë e rëndësishme që të përmirësohet vazhdimisht cilësia e stërvitjes dhe fëmijët të përgatiten në mënyrë të rregullt gjatë javës.

Gjatë javës së kaluar Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën me seleksionimet e futbollistëve të rinj të grup-moshave 2008, 2009, 2010 në të gjitha zonat rajonale të vendit.

Seleksionimet janë përmbyllur në Zyrat Rajonale të FSHF në Fier, Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë nën drejtimin e specialistëve të Drejtorisë Teknike si dhe trajnerëve të ekipeve përfaqësuese rajonale dhe ekipeve kombëtare të moshave.

Deri më tani, seleksionimet janë mbyllur në disa zyra rajonale, ku numri më i lartë i lojtarëve të paraqitur ka qenë në Tiranë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img