Një aktivitet kushtuar Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ambasadore të tjera në Shqipëri, ka pasur të ftuar edhe katër futbollistet e Vllaznisë që janë titullare edhe të kombëtares së Shqipërisë.
Bëhet fjalë për dy kapitenet me peshë të futbollit shqiptar, Megi Doçi kapitene e kombëtares kuqezi, Esmeralda Franja kapitene e Vllaznisë, si dhe dy futbollistet e njohura, Luçie Gjini dhe Sara Maliqi.
“| Ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadore të tjera në Shqipëri u takuan me lojtare nga Ekipi Kombëtar Shqiptar i Futbollit të Vajzave këtë mëngjes për të shënuar 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Ambasadoret u veshën me ngjyrë portokalli, e cila simbolizon një të ardhme më të ndritur, pa dhunë ndaj vajzave dhe grave. Vajzat në futboll – i cili konsiderohet gjerësisht si sport djemsh – mund të sfidojnë normat gjinore dhe të shërbejnë si shembuj frymëzues. Sporti është gjithashtu një mjet i jashtëzakonshëm për të promovuar barazinë gjinore duke nxitur punën në ekip, pavarësinë dhe vetëvlerësimin te gratë dhe vajzat.
| Ambassador Yuri Kim and other women ambassadors met with players from the Albanian Ëomen’s National Football Team this morning to commemorate 16 Days of Activism Against Gender-Based Violence. The ambassadors ëore the color orange ëhich symbolizes a brighter future, free from violence against women and girls. Women in football – ëidely considered a men’s sport – can challenge gender norms and serve as role models. Sports is also an incredible instrument to promote gender equality by encouraging teamëork, independence, and self-esteem in women and girls.”, shkruhet në informacionin zyrtar që Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë për publikun.
Një takim i tillë, që shpreh qartë vlerësimin dhe konsideratën e gjithanshme që gëzojnë futbollistet e Vllaznisë, organizohet vetem tre ditë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra kuqeblu do të zhvillojë kundër kampiones së Frances, PSG në stadiumin “Loro Boriçi”, që padyshim do të shërbejë si nxitje për marrjen e një rezultati pozitiv n fushën e lojës.