Friday, January 16, 2026

Futsal- Kraja mund Kotorin 6-2, Vllaznia kualifikohet në gjysmëfinale. Të mërkurën, duelet: Vllaznia- Meraja(18:30) dhe Kraja-Zogaj(20:30), në “Marshall Tito”(Ulqini Open 2026)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Turneu Ndërkombëtar i futsales “Ulqini Open 2026” po shkon drejt fundit. I nisur që me datë 3 janar 2026, sot ka mbërritur në ditën e dhjetë të tij duke përcaktuar edhe katër ekipet më të mira të kualifikuara në gjysmëfinale.

Barazimi 4-4 me Balkan Eagles, humbja 0-2 me Zogajn, fitorja 2-0 me Patike OHS, humbja me Krajën 0-6 dhe fitorja me Kotorin 2-1, bënë që Vllaznia futsal të ishte kandidate kryesore për të mbërritur në turin gjysmëfinal të Turneut “Ulqini Open 2026”.

Megjithatë, siç e kemi thënë në komentet e mëparshme të Veriu Sport, kualifikimi i Vllaznisë varej në rezultatin e takimit të fundit në grupin çerekfinal, Kraja-Kotori, pasi një fitore e Kotorit, kualifikonte ato duke eleminuar Vllazninë.

Edhe pse nga ana e saj, Kraja e kishte siguruar kualifikimin, ajo luajti drejt dhe pa kompromis, dhe duke e mbyllur ndeshjen me fitore 6-2, bëri që Vllaznia të kualifikohej në fazën gjysmëfinale duke eleminuar Kotorin.

Në këtë mënyrë, mbrëmja e së mërkurës është e tëra për t’u ndjekur nga tifozëria ulqinake, por njëherazi edhe nga ajo shkodrane, e cila e mbështet skuadrën e saj në çdo ndeshje.

Në parketin e “Marshall Tito” Arena, do të luhen dy sfidat gjysmëfinale, ku fillimisht, në orën 18:30, do të zbresin në fushë, Vllaznia Futsal dhe Meraja dhe menjëherë pas tyre, ora 20:30, dueli tjetër, derbi ulqinak, Kraja-Zogaj.

Fituesit e këtyre dy dueleve shumë interesantë do të fitojnë të drejtën të ndeshen në finalen e madhe  për të përcaktuar ekipin fitues të Turneut Ndërkombëtar “Ulqini Open 2026”.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img