Monday, December 22, 2025

Futsal-Prag finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Flamurtari. Të martën, ora 16:00, në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi”. Pas titullit kampion, kuqeblu kërkojnë edhe trofeun e Kupës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pallati i sporteve “Qazim Dervishi” pret pasditen e së martës së 23 dhjetorit 2025 finalen e Kupës së Shqipërisë. Përballë njëra tjetrës janë Vllaznia dhe Flamurtari, dy skuadrat që eleminuan në gjysmëfinale, respektivisht ekipin kryeqytetas Jata dhe Tiranën.

Dy skuadra këto që në dy-tre sezonet e fundit kanë qënë rivale të denja edhe në garën e kampionatit, të cilat me formën e mirë sportive që prezantuan në takimet gjysmëfinale pritet të dhurojnë spektakël në fushën e lojës.

Pas fitimit të titullit kampion, Vllaznia e Shkodrës kërkon të bëjë të vetin edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Presidentin Fisnik Barbullushi në krye, Drejtorin Sportiv Arben Xhaferi, trajnerin Alsid Tafili, si dhe protagonistët e formacionit,  portierët Fatos Behari, Maldin Tafa, Harald Jahaj, për të vijuar me lojtarët: Joald Ivziku, Mateo Çardaku, Ari Djepaxhia, Harald Jahaj, Sajmir Hyseni, Denis Çokaj, Rei Boshti, Alsid Tafili (C), Semir Gokaj, kuqeblutë janë gati për të bërë më të mirën në fushën e lojës.

Për të realizuar objektivin e fitimit të Kupës, skuadra kuqeblu kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë shkodrane, e cila edhe në ndeshjet e tjera ka qënë prezente, madje edhe në ato të transfertes, por këtë radhë, prania e tyre pritet të jetë në numër rekord për ta shndërruar mbrëmjen e së martës në një festë të vertetë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img