Shqipëria e Futsallit do të luajë nesër ndaj Armenisë ndeshjen e tretë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli kanë mbërritur në Armeni mesditën e sotme dhe do të zhvillojnë pasdite seancën stërvitore zyrtare. Skuadra gëzon shëndet të plotë dhe është gati për sfidën e nesërme.
Takimi do të luhet nesër në ora 14:00 (CET) në Armeni.