Vllaznia Futsallë-Forcat e Armatosura Futsallë 7-4
(Shënues për Vllazninë: Lera 3, Hasaj 2, Lekiqi 2)
Kampionati Kombëtar i Futsallës luajti sot ndeshjet e javës së gjashtë të. Vllaznia e Shkodrës, e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj priti në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ekipin e Futsallës të Forcave të Armatosura.
Për kuqeblutë, të cilët vijin pas një humbje me peshë ndaj Tiranës me rezultatin 7-5, që i kushtoi edhe humbjen e kryesimit të kampionatit, ndeshja në shtëpi me ekipin e Forcave të Armatosura, duhej fituar patjetër.
Dhe, ashtu ndodhi në të vertet, sepse në sajë të një lojë të mirëorganizuar dhe me ritën, skuadra kuqeblu e dominoi tërësisht takimin. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 4 me 2 për Vllazninë, ndërkohë që në përfundim të të gjithë ndeshjes, rezultati ishte 7 me 4 në favor të kuqebluve.
Për skuadrën shkodrane të drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, autorë të golave, janë: Lera 3, Hasaj 2 dhe Lekiqi 2. Një fitore kjo që e mban Vllazninë në treshen e më të mirëve të kampionatit dhe pretendent për titull.
Me ndeshjet e sotme është mbyllur faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës. Javën e ardhshme, Vllaznia e ka pushim, ndërkohë që pas dy javës, udhëton në Shijak për t’u ndeshur në pallatin e sportit “Goga”, me ekipin, Diamant Futsallë