Kampionët në fuqi të Teutës kanë hedhur një hap të gabuar. Në fakt, janë dy hapa radhazi, pasi javën e kaluar u mundën nga Tirana në transfertë, ndërkohë që sot duke luajtur si pritës në “Elbasan Arena” bënë hapin tjetër falls duke u mundur nga Egnatia. Humbje kjo që ia komplikon situatat skuadrës durrsake në objektivat që ka shpalosur për fitimin e titullit kampion.
Reeferuar ecurisë së takimit duhet thënë se loja e Teutës ishte më kërkuese në këtë sfidë ku pati shumë raste për të shënuar. Egnatia fitoi një penallti por ju anulua me VAR. Ishte pikërisht teknologjia që u erdhi në ndihmë miqve, me Artur Maganin që realizoi. Arbitri Kridenc Meta u konsultua me VAR dhe e konfirmoi golin.
Është po i njëjti futbollist, Artur Magani, që për ironi të fatit është djali i ish trajnerit të larguar Gugash Magani që bën heroi duke shënuar përsëri në portën durrsake. ulmuesi përfitoi nga një gabim fatal dhe dyfishoi rezultatin. Teuta ngushtoi diferencën me Gjordiev, por goli vlejti vetëm për statistikë, sepse e gjithë ndeshja përfunsoi me rezultatin 2 me 1 në favor të Egnatias. Një tre pikësh që vjen në momentin e duhur për rrogozhinasit, të cilët kishin plot nëntë ndeshje pa fituar.