Gaz Demi “blindon” stafin e Partizanit. Pas trajnerit Skënder Gega, emëron Sokol Haxhinë në postin e drejtorit teknik

Luhatjet e javëve të fundit duke në pikpyetje edhe pjesëmarrjen në katërshën e parë të Superiores për garën finale të “Final 4” kanë detyruar presidentin e FK Partizani të bëjë lëvizjet e duhura në stafin teknik.

Kështu, pas rikthimit në pankinë të Skënder Gegës, trajneri që e nxori kampion Partizanin, presidenti Gaz Demi bën edhe një goditje tjetër “big” duke emëruar drejtor teknik Sokol Haxhinë, që krahas të tjerave njihet edhe si një menaxher i aftë në tregun e futbollistëve dhe trajnerëve, brenda dhe jashtë vendit.

Njoftimi zyrtar i FK Partizani

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

𝐒𝐎𝐊𝐎𝐋 𝐇𝐀𝐗𝐇𝐈𝐀 𝐄̈𝐒𝐇𝐓𝐄̈ 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐎𝐑𝐈 𝐓𝐄𝐊𝐍𝐈𝐊 𝐈 𝐅𝐊 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐓

Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë…

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu