Monday, November 25, 2024

Gega: “Erdhëm në Shkodër që është djepi i futbollit, edhe nëse do të kishim dalë me pikë, do të kisha dëshirë që Shkodra të shkojë atje ku dëshiron”

Lexo

Erdhëm në Shkodër, që është djepi i futbollit, një qytet me kulturë. Është e pafalshme që trajneri të fusë frymë tolerimi. Shkodrën nuk e lëmë në jashtë. Edhe nëse do të kishim dalë me pikë, do të kisha dëshirë që Shkodra të shkojë atje ku dëshiron.

Mbijetesa: “Shpresat janë të pakta, por unë mendoj që në futboll duhet një kulturë tjetër. Këta lojtarë duhet të jenë profesionistë. Nuk i takon Korçës të hapë këmbët këtu. Edhe nëse luajmë në kalçeto, duhet të japim maksimumin.

E ardhmja e lojtarëve: “E di që janë disa lojtarë premtues, shumë të rinj. Është puna e klubit se si do t’i zgjidhin. Të mbarojmë javët që kanë mbetur dhe klubi melojtarët do të ulen e të vendosin. E rëndësishme është të bëhet analizë e rëndësshme dhe të ringrihen.”

E ardhmja e trajnerit: “Nëse kam diçka që më intereson, mund të punoj edhe në katëgorinë e katërt. Kudo që të shkosh, si për kampion, si të biesh nga kategoria, ky është preofesioni, do të jap maksimumin. Jemi misionarë, duhet të lëmë diçka pas. Erdha më besim se do t’ia dilnim, më vjen keq për këta lojtarë dhe qytetin e Korçës. Për aq kohë sa kam qenë këtu jam ndier shumë mirë. Jam borxhli, nëse ka projekt serioz, jam gati të punoj”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img