Partizani fitoi në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri fitues, Skënder Gega.
“Kam vetëm 2 ditë, nëse nuk do shkonte mirë nuk do thoja nuk kam kohën e mjaftueshme. Kam qenë i ngarkuar 48 orë, jam munduar të flas me secilin. Çdokush që mund të vijë është peshë e madhe. Kam pasur edhe dilema. Dje u mundova të shpreh, nuk e di a më kuptojnë mjaftueshëm. Duhen mbajtur edhe balancat. Ndodhën ato që besoja në pjesën e parë. Kishte dilema, personaliteti. Trajneri ka ton tjetër, mënyrë tjetër shpjegimit. Dikush dha më tepër, një pjesë tjetër ndoshta nuk dha çfarë prisja, ndodhin, do mundohemi t’i rikuperojmë sepse kemi ndeshje pas 3 ditësh. T’i marrim gjërat avash avash.
Nëse rrijmë gjithë kohës mbrapa, e konsideroj si ring boksi futbollin, nuk mund të rrish mbrapa. Doja të bëja ndërrime kokë më kokë. Eleken e kam njohur vetëm që 2 ditë. Jam i kënaqur që bëri maksimumin, edhe Zekën që e keni parë shpesh e njoh që tek Erzeni. Kam folur me të gjithë. Fitorja më jep kënaqësi, të gjithëve u jep qetësi por vetëm hapi i parë. Kemi shumë gjëra për të bërë dhe koha e shkurtër.
Të dal jashtë modestie, jam munduar të shpjegoj me pastërti të madhe. Çdo njeri që nuk do jetë nga fillimi, nuk ka që nuk suportoj por është zgjedhja ime. Nëse çdo njeri do ketë mundësi të luajë, duhet të më japë garanci që do japë 100% pavarësisht nga kualiteti. Dhe kur i fut me 2000 bindje, sa fillon loja mund të dalë diçka që nuk e ke planifikuar. Eleken e dija dhe insistova, meqë nuk është 100%, nuk është leverdia të ndihmojë pjesën tjetër, por ta shtyjmë sa më lart. E bëri mirë në pjesën e parë. Dimitri tjetri. Nuk është vështirë të kuptosh. Nga këto që kanë ardhur, ai ka qenë më i ingranuar, angazhuar, unë jam besimin dhe duhet të ma kthesh. Nuk marr merita se ato që kanë qenë para meje e kanë sjellë ekipin në vend të katërt. Është starti im. Dhe pse 2 ditë, kemi krijuar njëfarë afrimi me shembuj. Kjo është më e mirë. U thashë, kam fjetur në klub këto dy ditë, u thashë çfarë kushtesh iu kanë krijuar. Çdo njeri që ka një problem, duhet të flaë. Pjesa e dytë më pëlqeu, pavarësisht se në presion dhe falë kualitetit të Laçit. Nuk ishte e lehtë, fitore shumë e vështirë dhe 3 pikësh i rëndësishëm.
Fillova t’i kërkoj Kekos jo llogari, por ndihmë. Të ishte i ndërgjegjshëm që një lojtar nga fillimisht është i ngarkuar fizikisht. Taipi më agresiv në pjesën e dytë, nga këmbët e tij nisën edhe kundërsulmet. Ismaili solli balance. Kote i vogël, ngarkohet nga mosha. Situata e performancës së ndeshjeve të fundit, i ka rënduar. Nuk doja ta leja në stol, nëse nuk do shkonte mirë nuk do humbisnim gjë se me të ardhme. Sali erdhi jo nga periudhë e mirë, edhe Qirko, Preka kanë gabuar. Nëse i vejmë të gjithë para bankës së akuzuarve, këtu nuk ka ekip. Humbja është për të gjithë, fitorja për të gjithë.
Janë pesë-gjashtë lojtarë që kanë ardhur për cilësitë që kanë. Ndoshta nuk kanë dhënë 100%, për arsye të ndryshme. E rëndësishme të japësh besim, kur e shikon se mbaron karburanti, je i lirshëm ta zëvendësosh kokë më kokë. Genetikisht Partizani, është rritur me tjetër mentalitet. Të rish mbrapa dhe të mos mbrohesh është vetëvrasje. Më mirë të rrish lart se vendos ekipin kundërshtar në presion. Ismaili na bëri shumë lehtësira. Funksionuam mirë si grup, dolëm bllok. I kërkova Prekës dhe Salit të mos rrijnë mbrapa. Nëse rrijmë të hapur, shkërmoqemi.
Ishin me personalitet, Belica, Atanda, Trashi dhe Ibrahimi me shumë ndeshje në kurriz. Këto janë 20-21 vjeçarë, edhe këta do bëhen kampionë pa i rënduar dhe nëse punojnë me kujdes. Pashë sot kur vriteshin, çoheshin menjëherë. Një trajner ka qejf frymëmarrje. Do mësojnë avash avash. Ai ekip kishte kualitete, eksperiencë, kualitet që nuk kisha nevojë t’u flisja nga jashtë. Jam i lumtur që jam pjesë e Partizanit”, u shpreh Gega për RTSH.