Shqipëria ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Fitnessit kategoria “Wellnes”, aktivitet ky i zhvilluar në Korenë e Jugut. Mes konkurenteve më të mira, përfaqësuese të shumë vendeve botërore, ka qënë edhe sportistja e talentuar shqiptare, Gentiana Beqa, e cila me përformancën perfekte të saj ka bërë për vete jurinë përkatëse, e cila e ka votuar si më të mirën në botë.
Aktivitetin e ka ndjekur prej së afërmi edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili asistoi gjithashtu edhe në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve, duke pasur nderin dhe kënaqësinë t’i dorëzonte trofeun dhe kupën përkatëse si kampione e Botës, sportistes shqiptare, Gentiana Beqa.
Nga sa bëhet e ditur, sportistja shqiptare, Gentiana Beqa, do të garojë edhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm dhe kategorinë “Over All” për t’u shpallur kampione absolute.
(Video) Kampionati Botëror i Fitnessit kategoria “Wellnes”, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, duke i dorëzuar kupën sportistet shqiptare Gentiana Beqa)