Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Gresa Berisha e Jehona Shala, në futbollin e femrave, dhe Liridon Latifi, Esat Mala dhe Lorik Boshnjaku tek meshkujt, janë shtatë futbollistët e ardhur nga Kosova dhe që po kontribuojnë me shumë sukses në Klubin e Futbollit Vllaznia.
Dhe, pikërisht me këto shtatë figura të spikatura, katër të futbollit të femra dhe tre të meshkujve, , duke i vendosur në një kartolinë urimi, Vllaznia ka zgjedhur të urojë Kosovën në këtë ditë të shënbuar të 15-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Një gjë të tillë klubi kuqeblu e ka bërë duke postuar kartolinën në fjalë në faqen zyrtare të rrjetit social, FB.