“Giro d’Italia” nuk kalon pa incidente, përplasje e rrezikshme mes çiklistëve në zonën e Freskut

“Giro d’Italia” nisi nga Shqipëria për herë të parë në historinë e çiklizmit. Edicioni i 108-të i këtij turneu kaq të madh dhe prestigjioz nisi ditën e sotme nga Durrësi etapën e parë, e cila përfundoi në Tiranë.

Por gjatë rrugës kishte dhe përplasje të çiklistëve. Një ndër më të rrezikshmet u regjistrua në zonën e Freskut. Një kthesë e rrezikshme në atë zonë të kryeqytetit solli edhe përplasjen e rëndë.

Një nga të dëmtuarit ishte njëri prej favoritëve, Mikel Landa. Ky i fundit pësoi dëmtime, por nuk dihet nëse janë tepër serioze. Kujtojmë se edhe dy etapa të tjera të “Giro d’Italia” do të zhvillohen në vendin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu