Klubi i Futbollit Bashkimi vazhdon të punojë me përkushtim me ekipet e moshave që ka në dispozicion. Krahas përfaqësimit me sukses në kampionatet rajonale të moshave, klubi në fjalë krenohet edhe me përfaqësimin e futbollistëve të tyre në ekipet kombëtare.
Në një prononcim për Veriu Sport, drejtuesi i këtij klubi, Ervin Alushi, bën të ditur se KF Bashkimi vazhdon traditën e dërgimit të futbollistëve të tyre në ekipet kombëtare të moshave, ku në seleksionimet e fundit që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me grupmoshat e vogla nga KF Bashkimi u përzgjodhën gjashtë lojtarë të tyre në Kombëtaren Rajonale të moshave.
Konkretisht, sipas grumposhës përkatëse, ato janë: Ormir Plangaj dhe Enis Repaj për kategorinë e moshës U-11. Ensar Ademi dhe Elson Keshteja për kategorinë e moshës U-12, si dhe Eris Fangaj dhe Seldi Fangaj për kategorinë e moshës U-13.