Në kursin që Federata e Futbollit po organizon për Drejtor Sportiv që prej muajit shkurt 2026 bëjnë pjesë edhe gjashtë shkodranë.
Krahas Vioresin Sinanit, Ardit Manit, Artan Ruçit, Syrgen Canit, Taulant Ahmetit, kursin po e ndjek edhe gazetari sportiv, Seno Fishta, i njohur gjatë periudhës së fundit në përfshirjen e spektaklit “Big Brother VIP Albania”.
Sinani dhe Mani, vijnë në këtë kurs pas një karriere të pasur sportive, duke qënë aktualisht aktiv në botën e futbollit, i pari në KF Vllaznia dhe i dyti në KF Shiroka, por pa lënë mënjanë edhe Ruçin, Canin dhe Ahmetin, shumë pranë sportit është edhe Seno Fishta, i cili përpos se vjen nga një familje e mirëfilltë sportive, me sportin është mjaft i lidhur edhe si gazetar sportive duke drejtur një podcast interesant, por më së shumtmi, duke kryer detyrën e menaxherit të futbollit, ku shtrirjet e tij të bashkëpunimi janë deri në kontinentet e largëta të botës.
Kursi që në program ka edukimin synon të përgatisë profesionistë të aftë për menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të klubeve të futbollit është planifikuar të përfundoj më 1 maj 2026, me ceremoninë zyrtare të diplomimit.
Drejtori Sportiv është një nga personat më të rëndësishëm në një klub futbolli, që kujdeset për menaxhimin e ekipit të tij, procesin e licencimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve, etj.
Gaspër MARKU



