Sunday, November 24, 2024

Gjermania bind ndaj Skocisë, triumfon me rezultatin 5-1 në startin e Europanit

Lexo

Gjermani-Skoci, ishte ndeshja hapëse e Euro 2024 dhe nuk kishte nisje më të bukur të Kampionatit Evropian, sidomos kur ai zhvillohet në “shtëpinë” e “Die Manschaft”. “Pancerat” e Gjermanisë zhvilluan një ndeshje fantastike duke mundur Skocinë me rezultatin e thellë, 5-1, Skocinë.

Djemtë e Julian Nagelsmann arritën një fitore me pesë gola, tre të cilët erdhën që në fraksionin e parë të lojës, me Florian Wirtz, në minutën e 10’-të, i cili u bë edhe lojtari më i ri në moshë që shënon me fanellën e Gjermanisë (21 vjeç e 112 ditë), Jamal Musiala, në minutën e 19’-të dhe në të 43’-tën mendoi Kai Havertz për të ndëshkuar kundërshtarët, pas ekzekutimit perfekt të një 11-metërshi.

Në pjesën e dytë, tekniku i “Pancerave” vendosi të bënte disa ndryshime e duke hedhur në fushë Leroy Sane e Niclas Fullkrug, me këtë të fundit që shënoi edhe golin e 4-t, në të minutën e 68’-të, si edhe të pestin në të 76’-ën, por ky i fundit u anulluar pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, ndërsa për të vulosur përfundimisht rezultatin e thellë mendoi një tjetër gjerman, Antonio Rudiger, i cili devijon një top të McKenna, duke shënuar një autogol.

Tanimë, Gjermania vendoset e para në Grupin A, me 3 pikë të plota, pas fillimit të këtij Evropiani, ndërsa Skocia në vendin e fundit, teksa pritet të zhvillohet sfida e orës 15:00, të së shtunës, Hungari-Zvicër për të mësuar renditjen e plotë. Ndërkaq, në sfidën e radhës “Die Manschaft” do të përballet me Hungarinë, ndërsa Skocia me “Helvetët” e Zvicrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img