Kombëtarja e Gjermanisë në futboll femra është eleminuar nga Kampionati Botëror që është duke u zhvilluar në Australi dhe Zelandë të Re, event ky që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Barazimi 1-1 me Korenë e Jugut dhe fitorja e Marokut me Kolumbinë ka përmbys situatën. Gjermania ka barazuar me Korenë e Jugut, kurse Maroku ka fituar me Kolumbinë e të dyja së bashku vijojnë më tutje në raundin tjetër.
Më parë Korea e Jugut ka kaluar në avantazh në të 6’ me anë të Sho Sahiun. Por në fundin e pjesës së parë ka barazuar Pop, që në pjesën e dytë ka shënuar në të 57’. Veçse goli i shënueses më të mirë të Gjermanisë është anulluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Pavarësisht përpjekjeve të Gjermanisë në fund 1-1.
Për Marokun ka vlejtur goli i Lahmarit në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. Në raundin e 1/8 të finaleve Francë – Marok dhe Kolumbi – Xhamajë. Që nga kjo e shtunë nis raundi i dytë dhe gjithçka do të jetë drejtpësëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.