Gjermania, vendi organizator i Finaleve të Nations League. 4 deri më 8 qershor të vitit 2025, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do të zhvillohen nga 4 deri më 8 qershor të vitit 2025.

Në dhjetor 2024, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcaktoi se fituesi i çerekfinales ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë do të ishte vendi mikpritës për turneun final me katër ekipe.

Pas fitores së Gjermanisë ndaj Italisë në dy ndeshjet çerekfinale , tashmë konfirmohet se Mynihu dhe Shtutgarti do të presin finalet e këtij edicioni të Nations League.

Gjysmëfinalet

Gjermani – Portugali – 4 qershor, ora 20:45, Mynih

Spanjë – Francë – 5 qershor, ora 20:45, Stuttgart

Ndeshja për vendin e tretë

Dy gjysmëfinalistet e mundura do të garojnë për vendin e tretë më 8 qershor në orën 15:00, në Stuttgart Arena.

Finalja

Dy fituesit e gjysmëfinaleve do të luajnë në finale e madhe më 8 qershor në orën 20:45, në Munih.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu