Tuesday, August 19, 2025

Gjimnastikë-Ekipi kombëtar i gjimnastikes merr pjesë në garen nacionale të Napolit-Itali. Gleren Sevdari, fituese e vendit të parë

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në gjimnastikë e drejtuar nga trajneri shkodran, Izmir Kashi  he kolegun i tij, Shkëlqim Muhameti, morën pjesë në në garën nacionale, zhvilluar në Napoli të Italisë.

Kombëtarja kuqezi përbëhej nga nga këto gjimnaste: Maria Zefi, Amatia Lleshi, Merili Islami, Mishela Bitanji, Gleren Sevdari, Silja Muhameti dhe Ilenja Sevdari.

Paraqitjen më të mirë nga gjimnastet kuqezi e ka bërë, Gleren Sevdari, e cila arriti të merrte vendin e parë duke u vlerësuar edhe me një kupë personale.

Ekipin kombëtar në këtë aktivitet e shoqëroi Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, i cili gjatë qëndrimit në Napoli, zhvilloi takime të rëndësishme pune me drejtues të Federatës Italiane të Gjimnastikës, duke vendosur ura bashkëpunimi për të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img