Egnatia ia ka dalë të triumfojë 1-0 ndaj Skënderbeut duke i shkatuar kështu humbjen e parë në krye të ekipit, trajnerit Ernest Gjoka. Pas ndeshjes, ai u shpreh për “RTSH”.
“Penalltia dhe kartoni i kuq? Sigurisht patën ndikimin kryesorë. Penalltia dhe dalja e Dokës me të kuq ndryshuan ndeshjen. Kishim përballë ekipin kampionë. Kjo sfidë kishte vështirësitë e saj.
Maksimumi i Skënderbeut ditën e sotme? U munduam të ndyshonim diçka në mbrojtje. Ekipi është në një moment të vështirë, por ky nuk është maksimumi i kësaj skuadre. Na duhet një fitore për të kaluar këtë moment jo të mirë të skuadrës.
Kemi disa lojtarë që kanë cilësi, Skënderbeu ka prodhuar lojë të mirë sidomos në sulm. Relativisht të mirë. Jo çdo gjë mund të realizohet shumë shpejt. Egnatia na goditi me një penallti. Duhet të rregullojmë disa gabime që të arrijmë te rezultatet pozitive. Edhe pak kohë për të çuar idetë te skuadra.
Rashica jo shumë i rrezikshëm? Sigurisht që është një nga lojtarët që rrezikon. Kundërshtari mori masa ndaj tij dhe unë kisha një ide që jo çdo gjë të varet nga Rashica, pasi na prishte planet. Siç mendonim ne të bllokonim pikat e tyre të forta ashtu bënë edhe kundërshtarët ndaj nesh”, ka theksuar Gjoka.