Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia me rezultain e thellë 4-0. Pas ndeshjes foli trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka.
Rezultati nuk të jep mundësi të flasësh, ndeshje e interpretuar gabim. Kjo ndeshje duhet mbyllur sa më shpejt, për t’i dhënë mundësi vetes dhe skuadrës për ta kaluar këtë ngërç. Ndeshje shumë e keqe.
Nuk kam koment për penalltinë, nuk e gjykoj dot unë. U bë fakt, u dha penallti dhe ndoshta na prishi ekuilibrat. Rashica nuk është më lojtar i jonë, ne e dimë mirë që shumë lojtarë psikologjikisht ndoshta ndikon. Pjesa tjetër teknike, diskutojmë. Rashicës i themi faleminderit për çfarë ka dhënë te Skënderbeu dhe i urojmë suksese.
Derisa unë erdha dhe mora përsipër këtë situatë, ta lëmë faturën në fund. Ndoshta gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh Gjoka për RTSH.