Friday, December 27, 2024

Gledi Mici, e mbyll me Prishtinën, 32 vjeçari opsion për Superioren shqiptare!

Lexo

Gledi Mici eshte nje tjeter opsion per Superioren. Ish-lojtari i Kukesit dhe Skenderbeut diten e sotme ka njoftuar edhe mbylljen e bashkepunimit me Prishtinen. Nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale mengjarashi  ka theksuar se rrugetimit 3 vjeçar ne kampionatin kosovar i ka ardhur fundi teksa mes rreshtave falenderon drejtuesit per mundesine e dhene.

Ne 29 ndeshje kete sezon 32-vjeçari ka arritur te jap vetem 2 asiste ndersa ka qene nje titullar fiks ne formacionin e kryeqytetasve.

Me te mbyllur aventuren ne Prishtine Mici kthehet në nje opsion shume te mire per skuadrat e Superiores te cilat po kerkojne lojtare me eksperience per tu perforcuar per sezonin e ri. Kujtojmë se ish-futbollisti i disa skuadrave eshte nje “fiksim” i Partizanit prej vitesh dhe tashme eshte nje mundesi reale per nje kalim tek te kuqte. Gjithsesi gjithçka mbetet nje alternative dhe duhet te presim ditet e ardhshme per te pare se çfare do te ndodhe.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img