Wednesday, October 30, 2024

Goditi gjyqtarin e ndeshjes, arrestohet kapiteni i Shënkollit

Lexo

Gjithçka ka ndodhur gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë, mes Shënkollit dhe Sopotit

Goditet gjyqtari i ndeshjes Shënkolli-Sopoti, takim i vlefshëm për javën e pestë në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Siç bëhet e ditur dhe nga njoftimi i policisë, kapiteni i Shënkollit, Bledar Zefi ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, Abdurraman Kadriu, i cili ka përfunduar në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë mjekim.

Ndeshja po shkonte drejt fundit dhe rezultati ishte 1-1 kur ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë, policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar futbollistin e Shënkollit.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 28.10.2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, ( futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, kategorisë së dyte midis ekipeve të “Shënkollit” dhe “Sopotit” të Librazhdit, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img