Bylis-Vllaznia 1-0(Shënues Malome 10’)
Bylis dhe Vllaznia e nisin mjaftë mirë ndeshjen mes tyre ku të dyja skuadrat vihen në kërkim të golit,është Balaj i cili pas krosimit nga këndi i Kahrimanoviç nuk gjuan si duhet duke humbur një shanc të artë për të zhbllokuar rezultatin.
Përgjigjen lojtarët vendas të Bylisit me anë të Mario Gjata por sulmuesi fierak i Bylisit nuk kordinohet si duhet duke shpërdoruar një aksion fantastik të Ruçit. Sërish Vllaznia tenton të mos humbas asgjë dhe përgjigjet menjëherë me një mundësi të artë me anë të Kahrimanoviç por gjuajtja e fantazistit kroat ndalet nga Bruno i cili largon topin që i afrohej kuadratit të Hasanbelli.
Ndërkohë që Vllaznia ishte e gjitha në sulm,një aksion i shpejtë i Bylisit është Ajodei i cili mer një top dhe prirtazi me portën e Qarrit gjuan saktë duke kaluar Bylisin në avantazh në minutën e 10-të.
Pas golit të Bylisit lojtarët e Vllaznisë nuk arrin të gjejnë hapësira në zonën e Bylisit dhe humbasin dy mundësi me anë të Balaj dhe Kahrimanoviç por asnjëri prej tyre nuk arrin të gjej kuadratin. Ajo cfar vlen për tu theksuar është se për gati 25 minuta ekipi i Vllaznisë nuk bëri asnjë gjuajtje në portë,kjo dhe për meritë të mbrojtjes ballshiote.
Minutat kalojnë dhe të dyja skuadrat kërkojnë të mbrohen dhe duhet të vinte minuta e 40-të kur Peralta i Bylisit që lëviz mjaftë mirë dhe futet në një dyluftim me mbrojtjen shkodrane por mjaftë i vëmendshëm tregohet Sala i cili i largon topin sulmuesit të krahut.
Në fundin e pjesës së parë është sërish Balaj që tenton të shënojë në tre momente,më flagërant ai minutës së 45-të por topi nuk i bindet duke mos shkuar në kuadrat. Gjithçka mbyllet në 45 minutat e pjesës së parë me rezultatin 1-0 për skuadrën e Bylisit ndërsa Vllaznia ende nuk arrin të gjej hapësira për të barazuar ndeshjen. Nëse rezultati qëndroj 1-0 kjo ishte për meritë edhe të portierit Hasanbelli i cili nuk lejoj për asnjë moment që të rrezikohej kuadrati i mbrojtur prej tij.
Fatos LAMAJ