Gruda: “Jam gati të nis nga fillimi, kjo është në dorë të trajnerit. Po punojmë çdo ditë fort për të arritur objektivat”

Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, lojtari i ndeshjes u zgjodh Ildi Gruda dhe doli në prononcim për mediat.

“Ishte një instikt sulmuesi, e nuhata këtë top dhe arrita të realizoj. Gjendja ime tashmë është shumë e mirë, po përpiqem të jap më të mirën. Dëshirë kam që të filloj nga fillimi, por kjo është në dorë të trajnerit, edhe unë e ndjej veten gati.

Objektivat janë madhore në këtë ekip, po punojmë çdo ditë fort për të arritur objektivat tona”, u shpreh Ildi Gruda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu