Monday, November 25, 2024

Grumbullohet kombëtarja kuqezi U-17, me 20 janar ndeshja e parë miqësore për 2022-shin

Lexo

Kombëtarja e Shqipëria U-17 ka realizuar grumbullimin e parë për vitin 2022 me lojtarë të vitlindjes 2006. E veçanta e këtij grumbullimi është se nën urdhrat e trajnerit Bulku janë 21 lojtarë të cilët aktivizohen jashtë vendit dhe janë pjesë e klubeve të huaja.  Elementët e përzgjedhur për këtë grumbullimin janë ndjekur me shumë kujdes nga stafi teknik, specialistët e ekipeve kombëtare dhe skautët e FSHF-së jashtë vendit.

Grumbullimi do të nisë nga e hëna në kompleksin Dyrrah në Durrës dhe do të zgjasë tre ditë, ku lojtarët e ftuar do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre përpara stafit teknik dhe trajnerit Bulku si dhe do të zhvillojnë disa seanca stërvitore përgjatë këtyre ditëve. Në ditën e fundit të grumbullimit është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje mes lojtarëve të Kombëtares U-17 që aktivizohen dhe luajnë në Shqipëri dhe lojtarëve që janë pjesë e kampionateve të huaja. Ndeshja do të zhvillohet më datë 20 janar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, duke nisur nga ora 11:00.

Kombëtarja U-17 ka planifikuar të zhvillojë disa grumbullime përgjatë këtij viti të ri, me lojtarë që luajnë në Shqipëri dhe në kampionatet e huaja.

Më poshtë edhe lista e plotë e 21 lojtarëve të ftuar për këtë grumbullim tre ditor:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img