Monday, November 25, 2024

Guindo nderon Josën, Laçi sfidon Dinamon 1-0 dhe nuk i ndahet Tiranës kryesuese

Lexo

Laçi vazhdon serinë e fitoreve, ku kjo e sotmja ndaj Dinamos ishte e katërta radhazi. Ai që nderoi teknikun Josa duke i dhënë fitoren 1 me 0 ka qënë Guindo, i cili tundi rrjetën blu në minutën e 24-tërt. Gol ky, që megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave nuk ndryshoi deri në mbyllje të të gjithë takimit që fiksoi shifrat 1 me 0 për Laçin

Një tre pikësh ky mjaft i rëndësishëm për laçjanët që duke mbërritur në kuotën e 40 pikëve vazhdon të jetë në ndjekje të kryesueses Tirana, me vetëm tre pikë më shumë sesa Laçi, por me një ndeshje më pak.

Duke folur pas ndeshjes, tekniku Josa, vlerëson lojën e të tijve, ndërkohë që beson për një ecuri pozitive edhe në vazhdim.  “Jam i kënaqur, jam i kënaqur me gjendjen që treguan lojtarët sa i përket 120 minutave më ndeshjen me Egnatian. Mënyra se si luajtën lojtarët, se si mbyllën hapësirat, kur kishim topin në zotërim, Patëm një 5 minutësh në pjesën e parë t ku nuk ishim në lartësinë e duhur. Dinamo u mundua të na kapte në linjën mes katërshes së mbrojtjes dhe mesfushës, e rregulluam. Skuadra ishte e përqendruar dhe me dëshirë për të fituar ndeshjen. Skuadra ka nevojë për 20-22 lojtarë, edhe prurjet që kemi afruar besoj se mund të hyjnë në mentalitetin e skuadrës por do edhe pak kohë. Ndërsa ata që kanë qenë, nuk kam asnjë lloj pretendimi se janë 100% të gatshëm dhe e kanë treguar dhe gjatë kohës kur nuk luanin e ishin të gatshëm për t’u futur. Nuk mund të qajmë largimin e Regit, i cili ka ikur. Diskutohet ikja e Lushkjes, ne i urojmë suksese, por të tjerët janë shumë të impenjuar dhe shoh besimin që kanë lojtarët që futen në fushë. Ndeshjet do të jenë shumë më të serta dhe jam i kënaqur me mentalitetin që ka skuadra.”, theksoi ndër të tjera, njëshi i pankinë laçjanë, Mirel Josa.

Ndërsa, për Devollin që ka javën e dytë të drejtimit në krye të dinamovitëve duke pësuar dy humbje radhazi, kjo e sotmja me Laçin, mund të evitohej. “Dëmtimi i Rexhinaldos normalisht që na prishi pak planet se e kishim përgatitur ndeshjen me lojtarë të tjerë ndaj nuk kishim shpejtësi dhe thellësi. Por është fati i keq e nuk kam çfarë të bëj. Është gjynah të humbësh një ndeshje si sot, por më pëlqeu ekipi shumë sidomos në pjesën e dytë. Edhe në të parën kishim mundësitë tona, u ndëshkuam prapë. Më vjen keq për veten, çunat e klubin se nga lojë e ndaluar pësojmë gol, më pëlqeu reagimi dhe kjo më bën optimist për të ardhmen. Kemi ndryshuar pak te pjesa lart me Rexhinaldon, ishte mungesë e madhe sot. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, por e thashë që më pëlqeu reagimi grinta, shkuam para portës me logjikë. Nuk kemi pasur shumë ditë në dispozicion, për të punuar për idetë që kam në kokë, do të ulim kokën, vazhdojmë punën e shohim vetëm përpara.”, tha trajneri dinamovit, Bledar Devolli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img