Sunday, November 24, 2024

Gurishta: “Kastrioti, skuadër e vështirë, por ne do ta mundim nesër në “Loro Boriçi”!

Lexo

Për kapitenin e Vllaznisë, Erdenis Gurishta, “Kastrioti”, me të cilin do të ndeshen të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45, është një skuadër e vështirë, gjë që e ka treguar edhe në përballjen me Tiranën që kryesor kampionatin, duke i marrë pikë bardhebluve. Megjithatë, kapiteni kuqeblu është i mendimit se periudha e ndërprerjes së kampionatit i ka shërbyer për mirë Vllaznisë, e cila do të kthehet tek rezultatet pozitive. Sipas tij, fitoret do të fillojnë që nga ndeshja me krutanët, për të vijuar edhe me të tjerat në vazhdim, pasi edhe kalendari është i favorshëm me disa ndeshje radhazi në shtëpi.

“Është një kundërshtar i vështirë, ky kampionat ka treguar që nuk ka kundërshtar të lehtë. Po të marim një shembull me Tiranë që ka bërë një fazë të parë perfekte dhe ka lënë pikë ndaj Kastriotit dhe Egnatias, ndërsa me ekipet pretedente i ka fituar ndeshjet. Ky kampionat tregon që nuk ka ndeshje të lehta dhe ndeshja nesër duhet marrë seriozisht dhe duhet fituar me patjetër. Pushimi erdhi në momentin e duhur sepse ishim pas disa rezultateve jo të mira dhe kjo ndalesë na ka shërbyer për mirë. Të gjithë lojtarët kanë reflektuar dhe I kemi kuptuar gabimet që kemi bërë. Jemi të motivuar për ndeshjen e nesërme. Pushimi na bëri mirë dhe kjo u reflektua në Kupë ndaj Pogradecit që shënuam 6 gola pavarsisht diferencave. Skuadra është e motivuar që nesër të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin”, tha Gurishta.

Duke i bërë një krahasim Vllaznisë së vjetshme me të sotmen, Gurishta tha se, është e vertetë që ka më pak pikë në klasifikim nga sezoni i kaluar, por skuadra ka më shumë cilësi, që do të tregojë në vazhdimësi.

“Është e vërtetë kjo gjë, por jemi të vetdijshëm që skuadra ka shumë cilësi dhe forca për të dalë nga kjo situatë. Jam I sigurt që shumë shpejt do të vijnë rezultatet dhe besoj se Vllaznia do të rikthehet aty ku të gjithë tifozët e dëshirojnë. Në 5 ndeshjet e radhës, 4 i kemi në Shkodër. Ne si në Shkodër, por edhe jashtë futemi gjithmonë në fushë për të marrë maksimumin. Të luash në Shkodër 4 ndeshje është gjë e mirë, shpresoj që të kemi edhe përkrahjen e tifozëve e ne do të bëjmë maksimumin duke filluar që nga nesër pasi nesër është finalja jonë”, shtoi më pas kapiteni kuqeblu.

Duke folur për tifozët, Gushishta tha se se kupton që janë mërzitur pasi kanë pritur më shumë nga ne, por ato që kanë ikur nuk kthehen më. “Tifozët duhet t’i japin kurajo skuadrës edhe në momente të vështira dhe ne do të kthehemi aty ku të gjithë e dëshirojmë”, tha Gurishta, që në mbyllje komenton edhe rendimentin e tij në aspektin personal.

“Vllaznia nuk është ajo e sezonit të kaluar, normalisht që shfaqen probleme të lojtarëve të caktuar. Në fillim të sezonit kisha një dëmtim, por e kam kaluar dhe dita ditës po kthehem te ai Gurishta i sezonit. Më e rëndësishme është që Vllaznia të kthehet te ajo Vllazni e sezonit të kaluar dhe jo të kthehet Gurishta dhe pastaj lojtarët e tjerë të mos jenë në 100% e tyre”, u shpreh kapiteni Gurishta.”, përfundoi shiriti i skuadrës kuqeblu, Erdenis Gurishta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img