Thursday, September 19, 2024

Gvozdenovic: “Elbasani nuk ishte dominues. Ndoshta zëvendësimet duhet të bëheshin pak më shpejt”

Lexo

Skënderbeu dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e parë të kampionatit.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e RTSH ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

“Në pjesën e parë ishim më mirë se Elbasani. Për mendimin tim ishim shumë pranë golit me Rashicën, gjithashtu dhe me Nikajn. Kur vjen goli, vjen nga 4 korne radhazi dhe nga një top i dytë. Ndoshta zëvendësimet duhet të bëheshin pak më shpejt pasi Yuri ishte pak i lodhur. Elbasani ishte i fortë në topa të gjatë. Pastaj erdhi një krosim i bukur nga lojtari i Elbasanit dhe ndeshja përfundoi 1-1.

Ishte një ide të luanim me 3 mbrojtës, por e thashë që Elbasani është skuadër e mirë dhe me eksperiencë. Por nuk mendoj se ishte më mirë se Skënderbeu. Nga minuta e 80-të e deri në fund menduam më shumë si të mbanim rezultatin. Unë nga jashtë nuk e shikoi Elbasanin dominues apo me raste për gola.

Do ishte dhuratë e mirë për ditëlindjen time nëse do të fitonim, por ky është futbolli. Kur festova shumë te goli ynë, ndoshta ishte dhe prej ditëlindjes. Por, sot kishim edhe presion, ishim të emocionuar pas golit ishte reagim natyral i imi dhe nga lojtarët”, u shpreh Gvozdenovic.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img