Monday, January 19, 2026

Gvozdenoviç: Mund ta kishim dyfishuar avantazhin, por megjithatë, barazimi, ndoshta i drejtë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes, Dinamo-Elbasani 1-1

“Patjetër, Dinamo është skuadër shumë e mirë. Barazimi ndoshta i drejtë. Ne shënuam nga aksion i bukur, ata me penallti. Pastaj kishin raste ata, por edhe ne. Ndoshta mund të them se edhe ne jemi të kënaqur me 1 pikë.

Nga fillimi, ne i dinim cilësitë e Dinamos brenda ekipit. Ishim përgatitur për pasin midis linjave. Erdhi nga Aliji dhe Qefalija. Problemi ishte Bregu, është sulmues pa rol dhe lëviz mes linjave. Kjo ishte problem, por ne e rregulluam dhe pastaj ishim tamam.

Në pjesën e parë ishim me vonesë pak, në tranzicion pozitiv ishim me vonesë në pasimin e fundit. Për shembull Tsage dy herë në pjesën e parë. Ishte hapësira prapa e Dinamos. Pjesa e dytë ishte pak më mirë.

Çfarë nuk shkoi pjesën e parë? Ata ishin me 4-2-4, ne 4-2-3-1, ndoshta ishim me pak vonesë për topin e dytë. Pjesa e parë për Dinamon më e mirë, më të shpejtë dhe konkretë. Në pjesën e dytë ishim ne ishim më mirë. Për pasin e fundit dhe tranzicion pozitiv për ne, jam i mërzitur, rasti i mirë ishte me Diallo, për 2 me 0. Këtu jam pak i mërzitur, por ky është futbolli dhe pjesën e dytë ishim pak më mirë.

Jam shumë i kënaqur dhe krenar nga skuadra, i meritojnë të gjitha. Nuk është e thjesht katër fitore radhazi dhe një barazim, pesë ndeshje pa humbur. Do zoti do vazhdojmë me ritëm të mirë. Të premten kemi ndeshje të fortë, të bukur, derbi me Partizanin”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img