Elbasani ka mposhtur me përmbysje 3-1 Teutën në “Elbasan Arena” dhe ka nisur me fitore vitin e ri 2025. Pas sfidës, trajneri i Elbasanit, Gvozdenovic u shpreh.
“Nuk e nisëm mirë. Nuk ishim mirë. 5 minutat e fundit të pjesës së parë e morëm veten. Lleshi në pjesën e dytë sulmoi hapësirat. E morëm mesfushën me 4 veta. Reaguam mirë. Hakaj ishte shumë mirë, mori krahun i vetëm. Teuta nuk na rrezikoi asnjëherë. Në fillim nuk u organizuam aspak mirë, por ndërrimet taktike sollën ndryshime te çunat.
Kemi probleme me topin e dytë, me pasin poshtë. Nuk ishin afër lojtarët me njeri-tjetrin. Ze Gomes dhe Lleshi qendronin larg. Donim të kapnim 1 kundër 1 në pjesën e parë.
Të tre mund të luajnë sëbashku. Ze Gomes dhe Tsague dhe Lleshi e vërtetuan që mund të luajnë shumë mirë bashkë.
Djemtë reaguan mirë. Ne jemi të kënaqur. Nuk është e thjeshtë ndaj Teutës, që di të menaxhoj rezultatin”, u shpreh Gvozdenovic