Gvozdenovic: “”Nuk jam i kënaqur me një pikë. Kam besim te lojtarët dhe do të luftojmë deri në fund”

Teuta dhe Elbasani u ndalën ditën e sotme në barazim pa gola në javën e 29-të të Superiores.Trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Nuk jam i kënaqur me një pikë se sot kishim nevojë të fitonim ndeshjen dhe e kërkuam fitoren. Ndoshta në pjesën e parë mund të shënonim një gol se ishin dy raste të Qoses, të pastra për gol. Por nuk jam shumë i kënaqur me një pikë.

Jam kënaqur me lojën dhe rastet, është e mirë për të ardhmen. Por sot e thashë që nuk jam i kënaqur me një pikë se kishim nevojë për fitore dhe pikët. Çunat bënë maksimumin në fushë, luajtëm futboll. E di që është shumë e vështirë të fitosh në fushën e Teutës se ka skuadër të mirë, luftojnë në shtëpi,  ka nevojë për pikë se është në vendet e fundit ndaj e them edhe një herë se nuk jam i kënaqur me një pikë.

Çunat bënë maksimumin, jam i sigurt, të gjithë, edhe të formacionit, edhe nga pakina. Vetëm munguan golat, por kjo sot ishte maksimumi.

Ze Gomesh është një lojtar shumë i mirë, ka 4-5 javë që stërvitje të plotë, ka minuta plot, tani ai ka nevojë për gol. Sot ishte afër portës, ndoshta në të dytën mund të shënonte, por nuk shënoi. Nuk mund të them çfarë mungoi, ndoshta pak cinizëm para portës, ndoshta ambicie për të shënuar. Ai e di vetë, por ai ka të gjitha, cilësi dhe minuta.lg.php.gif

Çdo pikë ka vlera, kemi 7 finale, çdo javë është e rëndësishme dhe çdo skuadër në kampionatin shqiptar ka nevojë për pikët. Kemi 7 finale dhe do të luftojmë çdo javë për maksimumin, për tre pikët, kam besim te lojtarët dhe do të luftojmë deri në fund patjetër”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu