Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 3-të, përfundoi me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në Korçë, u mbyll 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic:
“Kundër Partizanit ishim shumë bukur por nuk morëm pikë. Sot ishte e rëndësishme të fitonim pikët. Ishte një javë shumë e vështirë. Meritonim edhe pikët kundër Partizanit. Tani mund të them bravo çunave. Me këtë fitore jemi në rrugën e duhur.
Kur ishim 11 kundër 11 ishim shumë më mirë. Me një lojtar më shumë Vllaznia e kontrolloi ndeshjen. Ishim në presion për ta fituar ndeshjen. 1 pikë në 2 javë ishte shumë pak për ne, ndaj ishim në presion.
Duhet të gjeneronim topin me më shumë rritëm edhe të luanim shpejt nga krahët. Në pjesën e dytë ishim disi më mirë. Patëm rast me Rashicën. Kjo mungoi sot.