Skënderbeu ka barazuar 1-1 ndaj Teutës në transfertë. Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, u foli pas ndeshjes.
“Ndoshta nuk është keq një pikë se ishim në moment të vështirë, Teuta skuadër e mirë dhe fushë e fortë në Durrës. Deri tani jam këtu 3 vite, kjo është pika e parë që fitoj me Teutën jashtë. Jam i kënaqur.
Psikologjikisht një pikë është mirë për ne, nuk jam i kënaqur për lojën, nuk luajmë mirë. Ishim mbrapa dhe me frikë në pjesën e dytë, por jam i kënaqur me pikën. Është fushë e vështirë.
Nuk kishim besim të krijojmë lojë nga prapa, kishim frikë. Teuta është e fortë në ajër, nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë.
Teuta është skuadër e mirë dhe me cilësi, por mendimi im psikologjikisht ishte mendimi i parë. Mund të kapnim dhe 3 pikët me besim.
Kur lojtari nuk ka besim dhe ka mendim tjetër, është shumë e vështirë. Pas gabimit të golit të dytë ofside me Prençin, unë isha duke u shajtur me Prençin, luaj poshtë mos luaj top të gjatë i thoja.
Përgatitja ishte do luajmë nga mbrapa, top poshtë, si gjithmonë. Dhe pjesa e parë ne treguam se mund të luajmë poshtë, erdhi goli nga pasim shumë i bukur poshtë. Ishim mirë po nuk vazhdoi në pjesën e dytë”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.