Sunday, November 24, 2024

Hakaj-Çoba, dyshja kuqeblu që mungoi në miqësoren e tretë ndaj skuadrës boshnjake, NK Igman Konjic, shqetësion stafin e Vllaznisë

Lexo

Miqësorja e tretë dhe e fundit e Vllaznisë në tokën boshnjake, ajo ndaj NK Igman Konjic kishte një të veçantë për skuadrën kuqeblu. Përtej rezultatit, i cili në përfundim të 90-të minutave ishte, 0-0, ajo që ra në sy ishte mungesa në formacionin kuqeblu e dyshes titullare, Ersin Hakaj dhe Mehdi Çoba.

Futbollistët në fjalë, nuk ishin as në stolin e Vllaznisë, por, siç e pasqyron edhe fotoja që shoqëron shkrimin, janë parë duke e ndjekur ndjekur ndeshjen në tribunën qëndrore të stadiumit boshnjak. Mungesa këto shumë të rëndësishme kur kemi parasysh se në ndeshjet e mëparshme miqësore, që të dy kanë qënë pjesë kryesore e formacionit, me të cilët Memelli po projektin formacionin anti-Lindfield FC.

Burime pranë stafit mjekësor të kuqebluve, bëjnë të ditur se mosprania e tyre në fushën e lojës ka ardhur nga problemet shëndetësore, Hakaj me një shqetësim shpinë si dhe Çoba në thembër. Ka qënë kjo arsyeja që trajneri Memelli e ka vlerësuar si serioze dhe duke dashur që situata e tyre të mos përkeqësohet, i ka lënë pushim.

Nga të njëjtat burime mësohet se nga terapia intensive nën kujdesin e stafit mjekësor, Hakaj dhe Çoaa pritet t’i bashkohen grupit të parë në seancat stërvitore që do të zhvillohen gjatë kësaj jave në Shkodër, e cila është e fundit përpara nisjes drejt Belfastit për sfidën e parë europiane të Uefa Europa Conferencë League ndaj skuadrës verioirlandeze, Lindfield FC.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img