Tuesday, November 26, 2024

Hallaçi: “Kemi krijuar volum loje, prisnim diçka tjetër. Jam i kënaqur deri diku”

Lexo

Kukësi nuk mori më shumë se një pikë nga barazimi 0-0 në shtëpi përballë Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Rraman Hallaçi ka folur pas barazimit:

“Duhet t’i shikojmë në video analiza rastet. Jam i kënaqur me disa, me disa të tjerë jo. Peposhi ndjeu shqetësime dhe ndaj e nxorra nga loja. U tensionua kur u zëvendësua, por ndoshta unë bëra zgjedhjen më të mirë. Në radhë të parë shëndeti. Unë dua shpejtësi, dua ritëm. Por, ai ndjeu shqetësime. E pashë pak në vështirësi. Peposhi është në planet e mia, në planet e klubit.

Momo? E kam parë te U-21. Është lojtar mjaft punëtor dhe i shërben trajnerit. Sot ka dhënë maksimumin duke bërë një ndeshje mjaft të mirë. Ndoshta duhet të kishte më shumë minuta.

Kujdesi i tepërt? Unë e thashë dhe disa fjalë skuadrës. Kemi krijuar volum loje, por prisnim diçka tjetër. Jam i kënaqur deri diku. Në këto ndeshje duhet të marrësh pikët. Nuk na intereson në këtë moment se është deçiviz. Skuadra është më kërkuese. Nuk ishim shumë të qartë. Bëmë mirë, por jo edhe shumë mirë. Duhet ta pranojmë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img