Vllaznia(Shkodër): Arian Ibërshimi, Oluar Nurja, Ardit Qiellza, Ridvan Dibra, Indrit Albuneza, Vilson Halluni, Rezart Gashi, Shpëtim Turkaj, Elson Çeliku, Ilir Hoxha, Vili Haxhia. Trajner: Ridvan Dibra
Vëllaznimi(Gjakovë): Përparim Taku, Driton Dyllnasi, Agron Rryeziu, Hekuran Shyti, Hamza Gjuka, Syart Kasapi, Uran Luzha, Endrit Peja, Benon Brahushi, Rilind Gerçari, Gentjan Kasapi. Trajner: Lulzim Nagavski
Gjyqtarë: Ardian Rexha(Gjakovë)-Xhulio Dushi(Shkodër)
Veprimtaritë sportive në kuadrin e festës së Pavarësisë, kanë përfshirë edhe sportin e handballit. Në vazhdim të traditës së bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Gjakovës, Klubi i Handballit Vllaznia, organizoi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, miqësoren e Pavarësisë, Vllaznia(Shkodër)-Vëllaznimi(Gjakovë).
Një miqësore që prezantoi në fushën e lojës veteranët e handballit të klubeve përkatëse duke zhvilluar një takim shumë luftarak, i cili në pjesën e parë kishte për fitues ekipin gjakovar me rezultatin 11-15. Ndërkohë, me rritjen e dukshme të lojës në radhët e ekipit shkodran, pjesa e dytë u fitua nga Vllaznia me rezultatin 17-13 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej në barazim në shifrat, 28 me 28.
Më shumë se sa rezultati, ajo çfar u vu re në fushën e lojës, ishte loja plot pasion e lojtarëve në të dy formacionet e skuadrave, duke dëshmuar, që edhe pse janë në cilësinë e veteranëve, i kanë të gjitha mundësitë të konkurojnë edhe në kampionatet zyrtare të të dy vendeve përkatase.
Në fund, shtrëngime duarsh mes handballistëve përkatëse duke lënë të hapur për të tjera bashkëpunime mes dy klubeve të handballit, Shkodër-Gjakovë, dhe më gjërë, Shqipëri-Kosovë.