Luftëtari-Apolonia 0-2(Shënues: Kofi 53’, Trifoni 60’)
Kartonë të verdhë: Diamanti 53’, Tuni 53’, Ramadani 85’/Kofi 27’, Çidozie 43’, Kaçaj 75’
Kartonë të kuq: Lala 87’/Trifoni 87’
Luftëtari:Moreno,Zaimi,Çulli(Tuni 61’),Lala,Cereni(Ziaj 67’),Ramadani,Isteri(Tabaku 56),Solomon,Mërkuri(Zani 56),Stërling,Diamanti(S.Puci 61’) Trajner: Bledar Devolli
Apolonia:Kaçaj,Leshi,Ndubuisi,Asllanaj,Olanrevaju,Topi(Stefen 89’),Amagba,Kofi,Rakipaj(Hoxhaj 67’),Çidozie(Sulo 77’),Mahmutaj(Trifoni 46’) Trajner: Marko Jovanoviç
Gjyqtarë: Albano Stolaj(Tiranë), Ronaldo Jahja(Elbasan), Nereo Likaj(Vlorë), Olsid Ferataj(Patos). Delegat: Maksim Goga(Fier)-Vëzhgues: Ndriçim Havari(Vlorë)
Luftëtari dhe Apolonia janë ndeshur sot në stadiumin “Subi Bakiri” të Gjirokastrës në kuadrin e javës së 13-të të Kategorisë së Parë.
Një ndeshje e cila nis e qetë nga të dyja skuadrat me pothuajse në shumë minuta pa u rrezikuar asnjëra prej portave.
Rasti i parë do ti takonte Luftëtarit që pas një aksioni nga krahët do të gjendej i lirë në zonën e Apolonisë Stërling i cili nuk gjuan si duhet.
Më pas loja e të dyja skuadrave pothuajse ka të njëjtin ritëm dhe me kalimin e minutave do të ishte Apolonia që do të tentonte në dy momente por as Kofi dhe as Ndubuisi nuk kan shënjestrën e duhur.
Miqtë nga Fieri ishin më kërkues me kalimin e minutave dhe këtë e treguan dhe goditjet nga këndi të fituara radhazi.
Luftëtari e mbyll në sulm pjesën e parë dhe me anë të disa krosimeve në zonë tenton të gjej hapësira në mbrojtjen mike.
Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura me të dyja skuadrat të cilat duket se nuk u kënaqën nga mënyra sesi shkoj rrjedha.
Pjesa e dytë me një tjetër fytyrë dhe tjetër ritëm Apolonia më kërkuese ndërsa Luftëtari në hije totale, një skuadër e cila ishte e përgjumur dhe e dal jashtë çdo skeme të teknikut Devolli i cili për asnjë moment nuk u ul në pankinë.
Goli i parë i sfidës do të vinte nga një aksion pa shumë pretendime të miqve ku nga krahët topi shkon në këmbët e Rakipaj i cili gjuan drejt portës dhe fare pran portierit Moreno është Kofi i cili e çon topin në rrjetë.
Ka protesta të shumta nga lojtarët vendas dhe stafi pasi u pretendua për pozicion jashtë loje të lojtarit që shtyu topin në rrjetë por kryesori Stolaj nuk ndryshoj vendim.
Trajneri Devolli kërkon të ndryshoj diçka tek loja e Luftëtarit dhe kryen të gjitha zëvendësimet e mundshme ndërsa në krahun tjetër një ish si Marko Jovanoviç tregohet më i kujdesshëm në vendosjen e skuadrës së tij.
Goli i dytë i sfidës do të vinte në mesin e pjesës së dytë aty ku Xhovalin Trifoni i futur në pjesën e dytë arriti të gjej hapësira në mbrojtjen e Luftëtarit dhe pasi shmangu portierin Moreno e dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë.
Luftëtari e ka të pamundur të reagoj dhe Apolonia shpërthen me anë të disa krosimeve nga krahët dhe gjuajtjet nga distanca por nëse rezultati qëndroi 0-2 për më shumë se 35 minuta kjo ishte falë meritës së portierit Moreno i cili shmangu me pritjet e tij 3-4 gola të sigurt. Përveç pamundësis për të ndryshuar diçka lojtarët e Luftëtarit shfaqen nervoz.
Pas një dyluftimi në zonën e tyre mbrojtësi Lala dhe sulmuesi Trifoni debatojnë ashpër mes tyre dhe kryesori Stolaj për të mos ndezur gjakrat më tepër i dërgon para kohe në dhomat e zhveshjes të dy lojtarët.
Gjithçka u mbyll me fitoren e Apolonisë me shifrat 0-2, një rezultat që e mban skuadrën e Luftëtarit në vendin e parafundit, ndërsa Apolonia me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt, duke ju afruar ndjeshëm skuadrës së Laçit.
Fatos LAMAJ



