Sunday, November 24, 2024

Hap i gabuar i Partizanit, barazon me krutanët e fundit në renditje

Lexo

Një start shumë pozitiv javën e kaluar i Dritan Mehmetit në krye të Partizanit me atë fitore bindëse në transfertën rrogozhinase, la shteg të mendohet se gjërat në kampin e kuq tash e mbrapa do të jenë ndryshe. Ndaj, me shumë interes pritej ndeshja e radhës, ajo e luajtur sot në “Elbasan Arena” ku duke pasur përballë vendin e fundit në renditje, Kastriotin e Krujës, synohej tre pikëshi i radhës.

Por, Partizani gjeti të njëjtin fat si Vllaznia e një dite më parë, kur në fushën e saj të “Loro Boriçit” barazoi 1-1 me vendin e parafundit në renditje. Por, në ndryshim nga sfida e Shkodrës, këtë radhë barazimi ishte pa gola, 0-0. Barazime këto që tregojnë se në Superioren e futbollit shqiptar nuk ka skuadra të forta dhe të dobëta. Një sinjal ky i drejtpërdrejtë që paralajmëron një luftë akoma më të fortë sportive në vijueshmërinë e kampionatit, qoftë për skuadrat që kërkojnë kreun, si dhe ato që luftojnë për mbijetese.

Në rastin konkret, atë të sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”, merita i takon skuadrës krutane, e cila e drejtuar nga trajneri i ri Emiliano Çela, në dy ndeshjet debutuese të tij arrin të marrë 4 pikë, 3 kampiones Teuta dhe 1 sot Partizanit.

Ndërkohë, prova e vertete e krutanëve pritet të jetë javën e ardhshme, kur do të presin në shtëpi Vllazninë e Shkodrës. Një sfidë mes dy skuadrave që kanë në objektiv vetëm fitoren, kuqebutë që kanë objektiv titullin, për të rikupruar 4 pikët e lëna me dy barazimet radhazi ndaj Tiranës dhe Egnatias, ndërkohë që krutanët e Kastriotit, kërkojnë pikët e mbijeteses.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img