Saturday, January 31, 2026

Hapen regjistrimet për kursin e licencës UEFA C për trajnerë në Tiranë, kriteret dhe afatet për regjistrim

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të hedhin hapin e parë në formimin profesional si trajnerë, të aplikojnë për kursin UEFA C, i cili do të zhvillohet në Tiranë gjatë vitit 2026.

Programi UEFA C ofron njohuri bazë dhe praktike për trajnerët e rinj, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, metodologjinë e stërvitjes dhe parimet bazë të drejtimit të skuadrave.

Pjesëmarrja në këtë kurs është e hapur për ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, si edhe për persona të apasionuar pas futbollit që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë profesionale në këtë fushë.

Kursi do të organizohet në tre faza, sipas këtij kalendari:

  • 09–12 mars
  • 22–25 mars
  • 14–16 prill 2026

Kriteret për aplikim:

  • Mosha minimale 20 vjeç (e mbushur deri në përfundim të afatit të aplikimit);
  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Informacion mbi aktivitetin aktual (profesion, angazhim në sport, etj.);
  • Numër kontakti, datëlindje dhe vendlindje;
  • Mungesat e lejuara: maksimumi 10% e kohëzgjatjes së kursit.

Kërkesa për regjistrim mund të dërgohet:

  • në adresën e email-it drejtoria.edukimit@fshf.al, ose
  • fizikisht në sekretarinë e FSHF-së, në adresën:
    Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë.

 

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dërgohet në adresën e email-it drejtoria.edukimit@fshf.al.

Afati i fundit për aplikim është data 13 shkurt 2025. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

 

Në short nuk ka asnjë kufizim. Skuadrat e së njëjtës federate mund të përballen me njëra-tjetrën. Pranohen edhe përballjet mes skuadrave që janë ndeshur në fazën kampionat.

Tetë skuadrat që do të kualifikohen në fazën e 1/8-ve do të shortohen të premten e 27 shkurtit 2026. Ndeshjet e para të kësaj faze luhen më 10-11 mars, të kthimit më 17-18 mars. Çerekfinalet zhvillohen më 7-8 prill dhe 14-15 prill. Gjysmëfinalet luhen më 28-29 prill dhe 5-6 mas, ndërsa finalja më 30 maj në “Puskas Arena” të Budapestit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img