Për boshnjakun e sulmit të Vllaznisë, Haris Dilaver, mbrëmja e së premtes ka qënë me të vertetë emocionuese. Ai është bërë baba për herë të dytë, ku pas djalit, fëmija e dytë ka ardhur në jetë vajzë. Lajmin e gëzueshëm të çiftit Haris dhe Erna Dilaver e përcjellë vetë futbollisti kuqeblu, përmes një postimi në rrjetin social FB.
“Mire se erdhe ne bote lulja jone e vogel Henna
Para syve të mi je një lule e bukur
ne duart e mia je e gjith bota
nga Zoti ju dhurohet lumturia ime
tani qe ju kam si ju kam gjithcka ”
….
“Welcome to the World, our little floëer
Hena
Pred očima mojim ti si divan cvijet
u rukama mojim ti si cijeli svijet
od Boga si data moja srećice
sad kad tebe imam ko da imam sve ”
Lindja e vajzës së Haris Dilaver ka koinçiduar të jetë një ditë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme me Partizanin ditën e shtunë, ndaj duke qënë se edhe skuadra është e tëra në grumbullim me regjim të rreptë sportiv, momenti i parë i përcjelljes së lajmit është shoqëruar thjesht me një kafe dhe ëmbëlsira për pjesëtarët e kampit kuqeblu. Ndërkohë, festa e vertetë me përmasa të mëdha është lënë të organizohet mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Partizani. Festë, në të cilën Dilaver dhe kolegët e tij të Vllaznisë, përpos lindjes së vajzës Henna, shpresojnë dhe besojnë të kenë edhe fitoren e Vllaznisë ndaj Partizanit. Por, nëse kjo fitore do të vinte me autorësinë e një goli të vetë Dilaver, ashtu siç erdhi në fundin e takimit të fazës së parë në “Loro Boriçi” kur boshnjaku i dha fitoren Vllaznisë, atëherë për sulmuesin kuqeblu, por edhe për tërë kampin kuqeblu do të ishte diçka fantastike.