Monday, September 16, 2024

“Hasani”-Erzeni 3-1. Bardheblutë i falen tripletës së talentit të tyre duke sfiduar shijakasit në “Elbasan Arena”

Lexo

Tirana-Erzeni 3-1

(Shënues: Hasani 48′, 75′, 89′ / Enk 72′)

“Hasani”-Erzeni 3 me 1. Kështu mund të komentohet fitorja e realizuar nga skuadra bardheblu e Tiranës në përballjen kundër shijakasve të Erzenit, pasi protagonist i tre golave për skuadrën kryeqytetase ka qënë Florent Hasani. Sfida në fjalë, e luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” ishte e fundit për javën e 27-të të Superiores, por edhe e fundit për fazën e tretë, pasi më herët ishin luajtur ishin luajtur katër sfidat e tjera.

Një ballafaqim ku bardheblutë kërkonin fitoren për të ruajtur hapin e kreut me rivalen kryeqytetase, Partizanin, ndërsa Erzeni për të mbetur në gjysmën e sipërme të renditjes, ka parë një pjesë të parë të luftuar dhe kur rastet për shënim nuk kanë munguar për secilën skuadër, por ai që ka munguar ka qenë goli. Për rrjedhojë, 45 minutat e para janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Por ato të dytat kanë nisur praktikisht me gol, pasi Florent Hasani ka përfituar nga një goditje këndi, duke e dërguar topin në rrjetë me kokë në minutën e 48-të.

Pësimi i golit bën që shijakasit të hidhen në sulm për të gjetur barazimin, dhe pasi Nonatos i është mohuar 3 minuta më herët goli nga Bekaj, në të 72-tën, Enk do të fitojë duelin ajror dhe do të përshëndesë rrjetën. Por festa e shijakasve zgjat pak, pasi brenda 3 minutash Tirana është rikthyer në epërsi, falë një tjetër goli të Hasanit.

Në vijim është skuadra kryeqytetase që arrin të administrojë epërsinë, madje ta thellojë atë në minutën e parafundit të kohës së rregullt, me Florent Hasanin që plotëson kështu 3-golëshin e tij në këtë ndeshje dhe ngjitet në kuotën e 14 golave këtë sezon.

Në fund, shijakasit janë të pafat, pasi është shtylla horizontale e portës bardheblu që i mohon golin duke që që e gjithë ndehsja të mbyllet me fitoren e Tiranës me rezultatin 3-1. Në këtë mënyrë, bardheblutë janë sërishmi në krye të renditjes së bashku me Partizanin duke e bërë edhe më të bukur fazën e katër të Superiores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img