Thursday, November 20, 2025

Hidhet shorti i fazës “Final 4” në Futsall. Tirana përballet me Partizanin, Flamurtari ndaj Vllaznisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Formula “Final 4” do të aplikohet këtë sezon edhe në kampionatin kombëtar të futsallit.

Tirana, Partizani, Flamurtari dhe Vllaznia do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, nga e cila do të shpallet kampioni i këtij sezoni.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti, ku goglat kanë përcaktuar çiftet gjysmëfinale: Tirana – Partizani dhe Flamurtari – Vllaznia.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me vetëm një takim dhe janë planifikuar të luhen më 13 maj, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në orën 17:00, ndërsa sfida Flamurtari – Vllaznia do të nisë në orën 19:00.

Skuadra fituese e këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e UEFA Futsal Champions League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img