Saturday, September 6, 2025

Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë, zbardhet kalendari i plotë i edicionit 2025/26

Lexo

Është zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Dytë.

Ekipet e të dy grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2025/26.

Në sallë ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Dytë, ndërsa shorti u hodh nga specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi A

Adriatiku 2012 – Veleçiku

Albanët – Luz i Vogël 2008

Naftëtari – Valbona

Basania – Besëlidhja

Sopoti – Tërbuni

Erzeni – Gramshi

Grupi B

Delvina – Devolli

Shkumbini – Tomori

Partizani B – Eagle Football

Oriku – Kelcyra

Bylis B – Butrinti

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të startojë më 27 shtator.

Në Grupin A do të garojnë 12 ekipe: Adriatiku 2012, Veleçiku, Albanët, Luz i Vogël 2008, Naftëtari, Valbona, Basania, Besëlidhja, Sopoti, Tërbuni, Erzeni dhe Gramshi.

Në Grupin B do të jenë 11 ekipe pjesëmarrëse: Delvina, Devolli, Shkumbini, Tomori, Partizani B, Eagle Football, Oriku, Kelcyra, Bylis B, Maliqi dhe Butrinti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img