Wednesday, February 25, 2026

Histori-Foto Lajm. Engjëll Çeka, në finishin e stadiumit “Qemal Stafa”, si fitues i vendit të parë në garën 100 metra(Prill 1963)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shumë kush, sidomos brezi i fundit, nuk e njeh Engjëll Çekajn si veteran sporti. Sepse, falë një tradite të vjetër qyetare shkodrane e gërshëtuar me atë korçare, më shumë ka qënë i përqëndruar në fokusin e medies për historinë mbi 300 vjeçare të shtëpisë së Çekajve. Aty, ku familja e tij jeton edhe sot, por që një pjesë të konsiderueshme të banesës, ai dhe bashkëshortja e tij Flora, së bashku me dy djemtë, e kanë shndërruar në një muze të mirëfilltë duke ekspozuar vlerat e familjes Çeka në vite.

Megjithatë, shkak për ta rikthyer Engjëllin në emocionet e historisë sportive, u bë pak kohë më parë një aktivitet mbresëlënës i organizuar nga Shoqata e Atletikës Vllaznia, në nderim të figurës së shquar të Vildan Tufit.

Aty, ku organizatorët nderuan veteranin e atletikes së viteve 60-të Engjëll Çeka me Çertifikatën e “Mirënjohjes” për kontributin e dhënë në sportin e atletikes si pjesëtar i ekipit Vllaznia duke konkuruar me dinjitet në garën e preferuar, atë të vrapimit 100 metra.

Ndërkohë, ajo që na ngacmoi për ta rikthyer në vemendje figurën e Engjëll Çekës, ka të bëjë  me një foto të siguruar ditët e fundit, ku Engjëll Çekaj shpallet fitues i vendit të parë në garën e vrapimit 100 metër, garë kjo e zhvilluar në pistën e stadiumit kombëtar të atëhershëm “Qemal Stafa”.

 

Foto kjo që i përket muajit prill të vitit 1963, ku Engjëlli shfaqet fitimtar në finishin e kësaj gare, e cila përbën emocion dhe nostalgji, jo vetëm për Engjëllin, por, për të gjithë atë brez sportistësh garues, si dhe sportdashësit e shumtë që i kanë ndjekur me shumë passion, siç kontatohet edhe në foton që shoqëron shkrimin.

Në bisedën që Veriu Sport zhvilloi me Engjëllin, mësoi se fillimet e tija si atlet i përkasin viteve 1960-61 me ekipin e Vllaznisë, ndërkohë që më pas do të bëhej pjesë e ekipit Studenti gjatë studimeve në Universitetin e Tiranës.

Çeka kujton, se trajneri i parë që e afroi dhe e mbështeti në sportin e atletikes ishte profesor Feti Dizdari. Në një ekip ku gjeti emra të mëdhenj të atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare si Rasim Kraja,Vildan Tufi, Syrri Hoti, Asim Mujaxhi, Enver Dervishi, Hysni Bebeziqi, Ivzi Kotrri, Gëzim Mema, Isak Bala, Llesh Vuksani, Kujtim Rrjolli, për të vijuar edhe me ekipin e vajzave: Mimoza Meta, Shaqe Nika, Marije Gjoni, Myzejen Duli, Xhemalie Kavaja, etj.

Ndonëse në moshë të thyer, sot, Engjëll Çekaj është shumë aktiv në jetën e përditshme, teksa, krahas përkujdesjes për muzeun e familjes Çekaj, i cili preferohet nga vizitorë të shumtë, vendas dhe të huaj, e gjen vazhdimisht edhe në aktivitetet kultutore, artistike dhe historike që organizohen në qytetin e Shkodrës.

Veriu Sport, i uron, shëndet dhe jetë sa më të gjatë, pranë familjes së tij dhe asaj sportive në përgjithësi.

(Video) Intervisten e plotë të dhënë nga Engjëll Çeka, pas dekorimit me Çertifikatën “Mirënjohje” nga Shoqata e Atlerikes Vllaznia dhe Bashkia Shkodër, mujnd ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img