…13 vite më parë, në natën e ndërrimit të viteve, u nda nga jeta një nga emrat shumë të njohur, jo vetëm të Shkodrës, por edhe më gjërë, në të gjithë hapësirën shqiptare nëpër botë. Bëhet fjalë për Riza Lahin, shkrimtarin, poetin, publiçistin, perkthyesin e shquar, aviatorin që u bë shkrimtar i mbi 35 librave.

…Tre vite para se të ndahej nga jeta, Riza Lahi, na mblodhi të gjithëve në një pikë turistike rrëzë Malit të Taraboshit, aty përmbri Liqenit të Shkodrës dhe rrjedhjes së Lumit Buna, që për Xaken, siç e thërrisnin shkokët dhe miqtë e tij të ngushtë, ishte debulesa e tij.
Jetonte prej vitesh në Tiranë, por zemren e kishte në Shkodër, në vendlindjen e tij, dhe për këtë arsye, promovimin e librit të radhës së tij, “Maratonomaku nga Shkodra”, preferoi të organizonte në Shkodër.

Një libër që kidhte për personazhe disa prej emrave më të spikatur të sportit shkodran, ndaj edhe pjesëmarrja ishte me të tillë yje, duke nisur nga mjeshtrat e mëdhënj të futbollit, Ramazan Rragami e Medin Zhega, basketbollisti dhe mjeku sportiv i Vllaznisë në vite, Zyhdi Çoba, kampionët e medhenj të mundjes klasike, Mirash Vuksani, Eljaz Guri, Ded Bregu, Hysen Omi, Paulin Stërkaj dhe Seit Fishta, kampionët dhe rekordmenët e peshëngritjes, Faruk Kalleshi, Asim Belinova, Nikolin Qyrsaqi, Erkand Qerimaj, Sokol Bishanaku, etj.

Duke qëndruar tek aktiviteti i 16 viteve më parë kur promovohej libri “Maratonomaku nga Shkodra”, Orjeta Dushi, moderatore e aktivitetit, Skender Drini, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve të Shkodrës, përfaqësues të qeverisjes vendore, sportistë, trajnerë e specialistë të sportit e përfaqësues të fushave të ndryshme e më gjërë, gjatë fjalës së tyre folën me superlative për tematiken që përcjellë në publik libri në fjalë.
Teksa shfleton librin prej 400 faqesh i shoqëruar edhe me foto të larmishme, të cilin unë personalisht si autor i shkrimit, kam fatin dhe privilegjin ta kem me autografin e autorit, emocionues është një fragment, pjesë e parathënies, ku autori Riza Lahi, citon: “Ju betohem që nuk ka më të bukur në botë, sesa të bësh not shpinë mbi Bunë duke parë herë Kalanë Rozafa , e herë shpendët e shelgjet që derdhen përmbi ty …».
Ndërkohë, duke folur para të pranishmëve që e kishin respektuar në këtë cermoni, Lahi, do të shprehej ndër të tjera: “Shkodra e jonë e përbashkët, ka nxjerrë prej gjirit të vet drejtues shteti e politikanë, studiues të zotë e nammëdhenj, artistë e këngëtarë, humoristë, poetë e bejtexjinjë, artizanë e edukatorë…eruditë të pa fund. Por Shkodra ka nxjerrë edhe sportistë me famë si askush tjetër që kanë përfaqësuar qytetin dhe vendin me shumë dinjitet në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.
…Ky ishte, Riza Lahi, shkodrani, altruisti, i miri dhe i mrekullueshmi, i qeshuri e gazmori, punëtori dhe i palodhuri, miku pa kufi i të gjithëve, që ndërroi jetë para 13-të viteve, por që prapa një histori të pasur dhe mbresëlënëse shumëplanëshe. Ndaj, edhe ne, në respekt të kësaj figure shumë të dashur për shkodranët e më gjërë, vendosëm ta risjellim në vemendje, atë takim të përzemërt që pati me bashkëqytetarët e tij shkodranë tre vite para se të ndahej nga jeta gjatë promovimit të librit të tij “Maratonomaku nga Shkodra”, shoqëruar edhe me fotot ekskluzive të aktivitetit.
Gaspër MARKU (Shkodër, 02.01.2026)


