Historia në foto: Isak Pashaj: Taip Piraniqi, më i suksesshmi në historinë e Vllaznisë! Jo vetem që furnizoj ndër breza ekipin e parë, por edhe në këto 35-vjet edhe klubet e Europës!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fotoja që shoqëron shkrimin ka të fiksuar në të katër figura të njohura të futbollit shkodran: Taip Piraniqi, Avenir Dani, Hysen Zmijani dhe Isak Pashaj.

Ky i fundit, Pashaj, pas një karriere të sukseshme me Vllazninë ka kohë që është larguar nga Shqipëria duke preferuar të jetoj jashtë vendit.

Realisht, nuk është se vjen shpesh në Shkodër, por sa herë kthehet, gjen kohë të takohet me miqtë e tij të afërt, sidomos me ato që kanë shoqëruar karrieren e tij sportive.

Një nga këto vizita është edhe ajo e vitit 2019, kur Isaku u fiksua në një takim që pati me ish trajnerin e të rinjëve të Vllaznisë Taip Piraniqi, si dhe me dy kolegët e fushës së lojës, Avenir Dani dhe Hysen Zmijani.

Në një postim që ai bëri pas as largimit nga Shqipëria, Isak Pashaj, nuk do të nguronte të ndalej tek ky takim, ku mes të tjerave, fokusi ishte tek trajneri Taip Piraniqi, ku ka patur fatin të trajnohet edhe nipi i tij Alfred Mjeda.

Pashai, nuk nguron të flasë me superlativa për Taip Piraniqin, duke e cilësuar më të suksesshmin në historinë e Vllaznisë, për faktin se, jo vetem që furnizoj ndër breza ekipin e parë, por edhe në këto 35-vjet edhe klubet e Europës!.

Për të qënë korrekt me ndjekësit tanë, ju ftojmë të ndiqni të plotë postimin të rrjetet sociale të Isak Pashajt:

“Një foto në 2019 kur u ktheva në Shkodër, e takova dy shokë të mire, por vertet k’naqsi që takova një personalitet të shkolles superiore të futbollit Shqiptar, prof. Taip Piraniqi. Po ndalem tek traineri e njeriu model, vertet një pasardhes i dy trainerëve të mi prof. Ernest Helepjani e prof. Xh. Juka, si zbulues talentesh në Shkodër ndër breza. Por, prof. Taipi është më i suksesshmi në historinë e Vllaznisë, se furnizoj ndër breza ekipin e parë, dhe këto 35-vjet edhe klubet e Europës. E të zbulosh e formosh një talent duhet të kesh dhunti e vlera unike profesionale, dhe është shumë lehtë për trainerët t’i marrin të gatshëm, e mjafton vetem refleks profesional që t’i njohësh vlerat e ti gjesh vendin talentit…Por sa janë djeg në Shkodër nga paaftësia e trainerëve sistemesh?

Profesor Taipi, në Perëndim, do ishte një milioner, ndërsa në Shkodër, si gjithmonë nuk i japin atë që meriton, jo nallqa sistemi, por Mirnjohje e vertet Qytetar Nderi….

Trainerit që mbrojti nga zhdukja e përjetësoj emnin e shkollës superiore të futbollit Shqiptar Vllazni….Respekt pa fund e Mirnjohje përjetë prof. Taip Taip Piraniqi”, shkruan ish futbollisti kuqeblu, Isak Pashaj.

Natyrshëm, që fjalët e zemrës të Isak Pashajt për  Taip Piraniqin, kanë emocionuar jo pak, vetë trajnerin Piraniqi, dhë në tërësi edhe KF Shkodra, ku Taipi si themues i tij, ka meritën se nga gjiri i këtij klubi nxori talente futbolli që luajtën për Vllazninë, kombëtaren, si dhe deri në serie A të futbollit italian e më gjërë.

Dhe, në këtë kënvështrim, KF Shkodra i përcjell këtë mesazh Mirënjohje, ish futbollistit të njohur shkodran, Isak Pashaj:

…. MIRËNJOHJE…

“KF.Shkodra shpreh mirënjohjen më të sinqertë për Isak Pashaj për fjalët e ngrohta dhe vlerësimin e dhënë në adresë të kryetranjerit të klubit tonë, prof. Taip Piraniqi.

Isak Pashaj mbetet një ndër figurat më të spikatura të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, një futbollist që solli risi në interpretimin e rolit të mbrojtësit modern. Daljet e tij të guximshme në fazën sulmuese, krosimet cilësore me të majtën dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në realizimin e golave e bënin një element kyç dhe të rrezikshëm për çdo kundërshtar.

Përtej kontributit në fushën e lojës, ai ka qenë dhe vijon të jetë një model qytetarie dhe profesionalizmi, një shembull frymëzues për brezat e rinj që ndjekin rrugën e futbollit.

Kete vit KF.Shkodra shënon një moment historik, 30 vjetorin e krijimit, vite  përkushtimi, pasioni shoqeruar me suksese dhe vështirësi, por asnjëherë nuk jemi dorëzuar. 

Në këtë feste sportive me shumë supriza, të ftuarve specialë e figurave të shquara të futbollit, konsideron një nder të veçantë praninë e legjendës Isak Pashaj.”

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img